Kanë shpërthyer protesta massive të dhunshme në Romë kundër “Green Passit” të vaksinimit.
Policia e Romës tha se arrestoi 12 protestues pasi shkaktuan dëmtime serioze.
Dy udhëheqës të partisë së të djathtës ekstreme Forza Nuova, Giuliano Castellino dhe Roberto Fiore, ishin të pranishëm gjatë protestave të dhunshme, janë mes 12 të arrestuarve, tha policia.
Mijëra njerëz marshuan në rrugët e Romës të Shtunën për të protestuar kundër masës së re kundër Covid-t të Italisë për “Green Pass” për punonjësit.
Protestat u bënë gjithnjë e më të dhunshme gjatë ditës, me policinë që godiste me shkopinj gome kundër demonstruesve ose përdorte topa uji dhe spraj piperi për të larguar turmën.
Më shumë se 10.000 njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit italian, sipas mediave lokale. Disa grupe njerëzish u përpoqën të thyenin barrikadat dhe linjat e policisë. Madje një grup protestuesish u përpoqën të kapërcejnë linjat e policisë për të arritur në zyrën e Kryeministrit Mario Draghi.
Një grup i veçantë sulmoi selinë e Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punës
Protestuesit u panë gjithashtu duke hedhur karrige dhe duke thirrur parulla si “liri, liri”. Ata besojnë se masat po i detyrojnë njerëzit të vaksinohen.
Kauza e tyre është mbështetur nga grupet neofashiste të së djathtës ekstreme, të cilët politikanët lokalë i akuzuan për orkestrimin e dhunës të së shtunës.
Draghi kritikon agresionin
Kryeministri Draghi dënoi dhunën, duke thënë se sindikatat sigurojnë të drejtat e punëtorëve dhe se njerëzit do të ndëshkohen nëse përpiqen të frikësojnë anëtarët e sindikatave.
“E drejta për të demonstruar për të mbështetur idetë e dikujt nuk mund të degjenerojë kurrë në akte agresioni dhe kërcënimi,” tha Draghi në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
Çfarë është “Green Pass” i Italisë?
“Green Pass” është një certifikatë që do të kërkohet nga çdo punonjës, si në kompanitë private ashtu edhe në sektorin publik, nga 15 tetori.
Njerëzit duhet të tregojnë se kanë marrë një dozë vaksinimi kundër COVID-19, ose janë shëruar nga sëmundja ose kanë dalë negativë. Italianët mund të vizitojnë çdo vend publik nëse kanë këtë certifikatë. Vendi gjithashtu lejon rihapjen e kinemave, teatrove dhe diskotekave me kapacitet të plotë duke filluar nga e hëna.
Cila është situata e COVID në Itali?
Ministria italiane e Shëndetësisë raportoi 46 vdekje nga covid të shtunën. Numri i përditshëm i rasteve të reja me COVID ra në 2.748 nga 3.023.
Italia ka regjistruar 131,274 vdekje të lidhura me COVID që nga fillimi i pandemisë, numri i dytë më i lartë në Evropë, pas Mbretërisë së Bashkuar, dhe i nënti më i lartë në botë. Vendi ka raportuar 4.7 milion raste deri më tani. /tiranapost