Terapia kognitive e sjelljes, ushtrimet, manipulimi spinal dhe rehabilitimi interdisiplinor, paraqesin mjekimin më të mirë jomedikamentoz për të zvogëluar dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës.
Në një studim të bërë, të gjitha metodat e përmendura mjekuese reaguan më mirë se placebo dhe përmirësuan funksionin për 10-20%.
Akupunktura dhe joga, po ashtu, mund të ndihmojnë, por të dhënat nuk janë pjesërisht të qarta mbi to.
Nuk rekomandohen terapia interferente, trajtimi me laser, mbështetjet lumbale, stimulimi elektrik nervor transkutan, fërkimi dhe ultrazëri, të cilët konsiderohen të kenë rezultate më të dobëta.
Pacientët me dhimbje akute e cila zgjat më shumë se katër javë, mund të kenë një përmirësim duke ngrohur pjesën e poshtme të shpinës me një batanije të nxehur.
Opsioni tjetër më i mirë është manipulimi spinal, megjithëse dobitë janë mesatare.
Një tjetër shqyrtim nga të njëjtët autorë, ka vërtetuar që mjekimi me paracetamol dhe barnat anti-inflamatore josterode, paraqesin një trajtim mesatarisht efektiv për dhimbjen akute dhe kronike të pjesës së poshtme të shpinës, dhe, njëkohësisht paraqet terapinë e rendit të parë.
Opioidet ose tramadoli mund të jenë të vlefshme për personat të cilët kanë dhimbje më të mëdha, por gjithmonë ekziston rreziku i vartësisë.
Ky rishikim pohon që relaksantët muskulorë, siç është tizanidina, ndihmojnë në largimin e dhimbjeve akute, kurse antidepresantët triciklikë kanë ndikime të vogla dhe mesatare në zvogëlimin e dhimbjes kronike. Ndërkaq steroidet sistemike janë të padobishëm për të dyja.