Trajneri i ri i Rapid Bukureshtit, Neil Lennon ka folur për synimet që i ka me ekipin rumun për sezonin e ri.
Po ashtu, Lennon gjatë intervistës nuk ka lënë pa e përmendur edhe sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani.
Rrahmani është njëri prej lojtarëve më të kërkuar te Rapidit në treg dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet gjatë kësaj vere. 23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Rapidin, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 8 milionë euro.
Lennon ka thënë se Rrahmanin e sheh si lojtar të rëndësishëm për Rapidin dhe shpreson ta ketë në ekip për sezonin e ri.
“Rrahmani për momentin është lojtar i yni dhe për mendimin tim është tejet i rëndësishëm. Ai pati një sezon të mirë dhe shpresoj ta kem në ekip për sezonin e ri pasi dua të mbështetem në të por klubi vendos në fund”, ka thënë Lennon.
Rrahmani në sezonin e tij të parë te Rapidi shënoi 17 gola në të gjitha garat.