12 punonjës të ndërmarrjes publike “Trainkos” janë përjashtuar nga kjo ndërmarrje, pasi që dyshohet se i kanë shkaktuar dëm 230 mijë euro.
“Trainkos” ka zbuluar se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave në arka fiskale dhe se është dëmtuar financiarisht nga shitja e biletave gjatë operimit me arka për një kohë të gjatë.
“Trainkos” ka njoftuar se ka nisur si hetim i brendshëm i ndërmarrjes e më pas me aprovimin e Departamentit të Arkave Fiskale në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, si edhe i kanë bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.
“Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të dhënave, si edhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e ndërmarrjes thuhet se “Trainkos” thuhet se nga viti 2016 deri në fundvitin 2024 të dyshuarit kanë ndërhyrë në të dhënat e raportimit duke resetuar pajisjet dhe duke fshehur të dhënat reale të shitjeve.
“Nga raporti i fundit, të cilin e kemi pranuar nga ENTERNETI, dëmi i shkaktuar kalon shumën prej 230 mijë eurosh dhe kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër (4) pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi. Pra, ndërmarrja nuk di se cili mund të jetë dëmi në memoriet e pa lexuara dhe shuma totale pas kësaj”.