Ballina Autorë Opinione Tragjedia në Koçanë

Tragjedia në Koçanë

Bajram Ramadani

Rrjetet sociale, si media pa asnjë kriter gazetaresk, siç është etika gazetareske, redaktura, censura, autocensura etj, bën që të lexosh llojlloj mendimesh, shkrimesh, postimesh në to. Në rastin e Koçanës, ku vdiqën 59 persona dhe mbi 100 të plagosur, çfarë s’lexojmë!

Disa ngushëllojnë, disa mallkojnë, disa etiketojnë, disa gjykojnë, disa dënojnë…!

Pa i hyrë rastit në aspektin lokal, identitetit përkatës, shkakut të ndodhjes etj, në radhë të parë rastin duhet shikuar në prizmin njerëzor. Nëse themi se ku, kujtë dhe kur ndodhi ngjarja, atherë duhet menduar se vende (lokale) të tilla frekuentojnë edhe fëmijët tanë, dhe e njëjta gjë mundë të ndodhë edhe në të tilla lokale. Kjo qasje na bën të reflektojmë dhe t’i rrekemi rastit nga prizmi human. Gjithashtu ngjarje të tilla tragjike duhet të na shërbejnë gjithë shoqërisë dhe institucioneve, për ndërgjegjësim të plotë, për ngritjen e kujdesit dhe kontrollit ndaj fëmijëve, paralelisht edhe edukimin e gjithëmbarshëm të tyre.

Dhimbja është dhimbje kujt do që i ndodhë, tragjedia është tragjedi kudo që ndodhë, solidariteti është vlerë hyjnore, ngushëllimi është vyrtit njerzor. Ndaj, njerzorja duhet të triumfon ndaj jonjerzores.

Bajram Ramadani

Exit mobile version