Tragjedia në Itali, rëndohet bilanci i viktimave nga shembja e ndërtesave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin sicilian, Ravanusa, në orët e vona e së premtes, ku tre ndërtesa u shembën, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm.

Deri më tani, të paktën 3 persona, dy gra edhe një burrë kanë humbur jetën, ndërsa 6 të tjerë janë ende nën rënoja.Ndërkohë trupat e kërkim shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjallë 2 gra të moshuara.

Në mesin e personave që janë në kërkim është edhe një punonjëse sociale, tridhjetë vjeçe, në gjendje të avancuar shtatzanie së bashku me bashkëshortin e saj.

Sipas të dhënave zyrtare të brigades së zjarrfikësve, dyshohet se shpërthimi i fuqishëm qe ka sjellë edhe shembjen e ndërtesave është shkaktuar nga gazi. Hetimet e para tregojne se sasi e madhe gazi është grumbulluar në një pjeseë të njerës prej ndërtesave, e më pas një pajisje shtëpiake ka shkaktuar tragjedinë.

Megjithatë, po hetohet edhe në pista të tjera për të zbuluar shkaqet.