Tragjedi në Tetovë, vdesin nga zjarri nëna bashkë me katër fëmijët e saj

Një tragjedi e rëndë ka kapluar qytetin e Tetovës qysh në mëngjes, ku rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit, me pasojë vdekjen e një gruaje së bashku me katër fëmijët e saj.

Zjarri fillimisht ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë së vjetër, me pasojë vdekjen Fatime Zylbehari me katër fëmijët e saj.

Zjarri është vënë nën kontroll nga ana e zjarrfikësve.  Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë. /MESAZHI/