Tragjedi në Kavajë, burri masakron me thikë gruan

Një krim i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Kavajë.

Nga raportimet e para mësohet se një burrë ka vrarë gruan e tij duke e therur me thikë.

“Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M.”- njofton Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Me date 23.11.2017, rreth ores 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje:

Menjeher në vendgjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M.

Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili ështe dërguan në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/