Të paktën katër emigrantë gjetën vdekjen pasi një anije peshkimi që mbante emigrantë u përmbyt në Detin e Zi.
Tragjedia ndodhi në provincën veriperëndimore turke Kocaeli, tha roja bregdetare turke.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 38 emigrantë deri tani. Varka u mbyt në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale.
Përpjekjet e kërkimit janë duke vazhduar për të gjetur 15 emigrantë të zhdukuri. /MESAZHI/