Trafiku global i internetit u rrit në mënyrë të ndjeshme në 2024

Interneti satelitor është në rritje, me trafikun global të Internetit Starlink duke u rritur më shumë se 330 për qind në vitin 2024.

Fakti se shpenzojmë kaq shumë kohë online nuk është më një çudi, por kompania e internetit Cloudflare ka ndarë disa statistika që tregojnë sesa kohë shpenzojnë njerëzit në mbarë botën në internet.

Të dhënat e tyre tregojnë se trafiku global i internetit është rritur në mënyrë të ndjeshme. Pavarësisht rënies në fund të Shkurtit dhe drejt fundit të Verës, trafiku global i internetit u rrit në tre mujorin e fundit.

Në fund të Nëntorit trafiku ishte rritur me 17.2 përqind. Rritja nuk ishte e shpërndarë në mënyrë të barabartë në vende të ndryshme të botës. Për shembull në Guinea trafiku u rrit me 350 përqind në 2024.

Cloudflare gjithashtu hetoi sesi kemi përdorur internetin. Google mbetet motori më i madh i kërkimit ndërsa Chrome shfletuesi më popullor. WhatsApp është aplikacioni më popullor i komunikimit ndërsa Facebook është rrjeti social numër 1 në botë.

Të dhëna të tjera interesante nga raporti Rishikimi i Vitit 2024 të Cloudflare përfshijnë: 225 ndërprerje të mëdha të internetit janë vërejtur globalisht; 10 vendet me internetit me të shpejtë kanë një shpejtësi mesatare interneti prej 200 Mbps; rreth 41 për qind e trafikut global të internetit bëhet nëpërmjet pajisjeve mobile; dhe Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për mbi një të tretën e të gjithë trafikut të robotëve.

Dhe këtu është një tjetër fakt argëtues: Interneti satelitor është në rritje, me trafikun global të Internetit Starlink duke u rritur më shumë se 330 për qind në vitin 2024.