Trabzonspori kërkon Zymer Bytyqin

Transferimi i parë i skuadrës së Trabzonsporit ka gjasa që të jetë nga Superliga e Turqisë. Mediumet turke kanë raportuar të martën se sulmuesi i krahut, Zymer Bytyqi mund t’i bashkohet Trabzonsporit nga Konyaspori gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Afati kalimtar i dimrit në Turqi është hapur prej 12 janarit deri më 8 shkurt dhe gjatë kësaj periudhe, Trabzonspori do të përpiqet t’i sigurojë shërbimet e Bytyqit.

26-vjeçari prej fillimit të vitit 2021 është pjesë e Konyasporit, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa ende nuk i ka nisur bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit.

Këtë sezon, Bytyqi ka dy asistime në 17 paraqitje për Konyasporin në elitën e futbollit të Turqisë.