Skuadra e Trabzonsporit i ka bërë ofertë zyrtare Sivassporit për sulmuesin shqiptar, Rey Manaj, kanë njoftuar të hënën mediumet në Turqi.
Bëhet e ditur se Trabzonspori ka ofruar 1.3 milionë euro plus tre futbollistë në shkëmbim të kartonit të Manajt, i cili ka vendosur të largohet nga Sivasspori në janar.
Trabzonspori po insiston për transferimin e 27-vjeçarit, i cili ka kontratë me Sivassporin deri në verën e vitit 2026 kurse këtë sezon ka realizuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim në Superligën turke.
Manaj prej vitit 2023 është pjesë e Sivassporit kurse karrierë ka bërë edhe në Angli, Spanjë e Itali.