Pak kohë para prezantimit në panairin e Parisit, shfaqen ndryshimet që ka pësuar Yaris
Për dallim prej Yaris GRMN, modeli GR Sport që lansohet këtë vit ka pësuar ndryshime të dukshme, si te rrotat, grilli, dyert dhe dritaret, si dhe pjesërisht në enterier.
Kjo makinë nga Toyota që prezantohet në Paris Motor Show, do të prodhohet në 1,998 njësi të cilat do të shihet vetëm në tregun evropian. Por, po që se pëlqehet, mund të riprodhohet dhe të jetë pjesë edhe e tregjeve tjera.
Toyota Yaris që për herë të parë u prodhua para 20 viteve, vazhdon të jetë e kërkuar, por është dashur të bëhen disa ndryshime, që të mbetet e freskët.
Ky është i pari Yaris deri më tani që i ka rrotat 17-inch, që janë mbështjellë me gomat Bridgestone Potenza RE50.
Bie në sy grilli si hojet e bletëve, vetëm se më i zgjeruar, ndërsa nuk mungojnë as dritat speciale për mjegull. Pritet që deri në muajin që vjen kur do të prezantohet zyrtarisht, të Toyota të shpërndajë edhe detaje tjera për këtë model. /Telegrafi/