Toyota tërheq mbi 181 mijë automjete nga Kina

Prodhuesi i automobilave japoneze, Toyota, do të tërheqë 181 mijë e 797 automjete në Kinë për shkak të defektit në “airbag”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Administrata kineze për Monitorimin e Cilësisë dhe Karantinës, është theksuar se automjetet me defekte në “airbag” janë modelet New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid të prodhuar mes 4 maj 2015 dhe 4 shkurt 2016.

Në njoftimin në të cilin thuhet se defekti në airbag mund të shkaktojë rrezik për sigurinë e shoferit, është theksuar se janë të shqetësuar nga kjo. Ndërsa Toyota do të tërheqë 181 mijë e 797 automjete nga ky vend për shkak të defektit në fjalë.

Më tej bëhet e ditur se tërheqja do të fillojë nga 10 shkurti, ndërsa kompania do t’i ndërrojë pjesët me defekt pa pagesë.