Gjiganti japonez i automjeteve, Toyota, ka njoftuar për tërheqjen e 2.43 milionë automjeteve hibride nga Japonia dhe vendet tjera, nga shkaku i një problemi që kanë me motorin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania tha të premten se në raste të rralla, mund të ndodhë që automjetet të mos mund të transferohen në regjimin e vozitjes “failsafe”, si dhe të humbasin fuqinë dhe shpejtësinë.
Sistemi servo i drejtimit dhe frenimi do të vazhdojnë të funksionojnë, por humbja e shpejtësisë mund të rezultojë me një përplasje.
Toyota konfirmoi se tërheqja ka të bëjë me modelet hibride Prius dhe Auris Hybrids të prodhuara nga tetori i vitit 2008 deri në nëntor të vitit 2014. Janë përfshirë 1.25 milionë automjete në Japoni, 807.000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 290.000 në Evropë dhe 3.000 në Kinë, dhe pjesa tjetër është në vende të ndryshme të botës.
Toyota tha se do të përditësojë softuerin dhe se do të zgjidhin problemin pa pagesë.