“Toyota”, prodhuesi që shet më shumë automjete në botë

Kompania japoneze e automjeteve “Toyota Motor” ka shitur 5.47 milionë automjete në nivel global në 6 muajt e parë të vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga “Toyota” u publikuan të dhënat e kompanisë për periudhën janar-qershor të këtij viti.

Në deklaratë thuhet se efektet negative të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe problemit të furnizimit me çipa gjysmëpërçues ulën shitjet globale të automjeteve të kompanisë.

Sipas deklaratës së “Toyota Motor”, përfshirë mini-automjetin Daihatsu dhe segmentin e kamionëve Hino, rriti shitjet e saj globale në gjysmën e parë të 2021 me 31.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në 5.467.218 milionë.

Shitjet e kompanisë jashtë shtetit u rritën me 36.5 për qind në 4.3 milionë ndërsa shitjet e saj të brendshme u rritën me 15 për qind në 1.17 milionë.

Gjithashtu theksohet se është rritur kërkesa për modelet e reja të “Toyota”-s në tregjet e Amerikës së Veriut dhe Kinës.

Prodhuesi japonez tejkaloi kompaninë gjermane “Volkswagen AG” e cila shiti 4.978.200 automjete në të njëjtën periudhë, duke ruajtur titullin e “prodhuesit më të shitur të automjeteve në botë”.