Ballina Auto Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë

Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë

Toyota Prado 2024 është parë duke u testuar në rrugët e Viktorias, Australi.

Prado e ardhshme u pa në qytetin Bacchus Marsh, 50 kilometra në veri-perëndim të Melburnit.

Në mars të këtij viti, fotot e një Toyota LandCruiser Prado të pikasur në aeroportin e Melburnit u shfaqën në rrjete sociale duke ndezur spekulime se marka mund të jetë duke punuar në një tjetër version.

Bëhet e ditur se Prado i ri do të përmbajë një motor turbo-dizel 2.8 litërsh me katër cilindra.

Çmimi për këtë model ende nuk është konfirmuar, megjithatë pritet të jetë mbi 62 mijë deri në 87 mijë dollarë. 

Exit mobile version