Toyota po përgatit një motor të fuqishëm turbo me dy litra: Do të arrijë 600 kuaj/fuqi

Thashethemet jashtë Japonisë sugjerojnë se motori 2.0-litërsh i Toyota-s me turbocharged, i cili aktualisht është në zhvillim e sipër, mund të japë deri në 600 kuaj/fuqi pa ndihmën e një motori elektrik, që do të thotë se nuk do të jetë një hibrid.

Përveç variantit më të lartë që mund të përdoret në veturat konkurruese, versioni rrugor pritet të shkojë deri në 400 kuaj/fuqi dhe 550 Nm çift rrotullues.

Mesa duket po punojnë për një variant me 300 kuaj/fuqi dhe 400 Nm çift rrotullues.

Best Car raporton se nuk është e qartë se cilat vetura garash ose automjete ralli nga Toyota Gazoo Racing mund të përdorin motorin me 600 kuaj/fuqi.

Por ka automjete serike që janë kandidate për instalimin e versioneve më të dobëta, që nga Toyota Corolla deri tek Roadster MR2.

Përmendet edhe rikthimi i Celicës. Ndërsa disa po mendojnë për motorët elektrikë, Toyota ende nuk po heq dorë nga motorët me benzinë.