Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

A e dini cila është marka më e vlefshme e veturave në botë?

Sipas Global 500 Brand Report, marka më e vlefshme e veturave në botë është Toyota.

Ky raport merret me vlerën e kompanive në nivel global, jo sipas sektorëve, kështu që prodhuesi i parë i veturave është në fakt vetëm në vendin e 18-të.

Sipas kësaj liste, prodhuesi më i vlefshëm i veturave është Toyota, e cila ka avancuar me tre vende në nivel global krahasuar me vitin 2023. Vlera e kësaj marke është 58.4 miliardë euro.

Pas Toyotës vjen Mercedes-Benz, me vlerë 47.6 miliardë euro dhe më pas Hyundai Group (41.5 miliardë euro).

Top 5 markat më të vlefshme përfshijnë gjithashtu Tesla (38.6 miliardë) dhe BMW (38.1 miliardë euro).

Këtu është lista e plotë e 10 markave më të vlefshme të veturave sipas Global 500 Brand Report:

  • Toyota – 58.4 miliardë euro
  • Mercedes – 47.6 miliardë
  • Hyundai Group – 41.5 miliardë
  • Tesla – 38.6 miliardë
  • BMW – 38.1 miliardë
  • Porsche – 36.9 miliardë
  • Mitsubishi Group – 36.2 miliardë
  • Tata Group – 28.3 miliardë
  • Volkswagen – 28.2 miliardë
  • Honda – 25.4 miliardë.