Ballina Auto Toyota do të tërheqë nga tregu 1 milion makina hibride

Toyota do të tërheqë nga tregu 1 milion makina hibride

Prodhuesi japonez i makinave Toyota konfirmoi të mërkurën se do të tërheqë nga tregu rreth 1 milion modele të makinave hibride për shkak të një problemi të instalimeve elektrike që mund të përbëjë rrezik për zjarr.

Modelet hibride, duke përfshirë edhe Prius i cili është tepër i famshëm, do të duhet të tërhiqen përsëri, tha kompania.

Gjysmë milion modele të prekura janë në Japoni, ndërsa më shumë se 200,000 janë duke u përdorur në rrugët e Evropës. Ministria japoneze e Transportit njoftoi tërheqjen për tregun e brendshëm, i cili besohet se ndikon në rreth 554,000 modele hibride të ndërtuara ndërmjet 2015 dhe 2018 në vend.

Megjithatë, një tërheqje e ngjashme parashikohet të bëhet nga Toyota në Britani të Madhe, me rreth 219.000 makina që besohet të jenë prekur në të gjithë Evropën.

192.000 modele të tjera do të duhet të tërhiqen gjithashtu në SHBA, megjithëse janë vetëm versionet Prius në Amerikën e Veriut që ndikohen, shkruan Daily Mail. Makinat janë tërhequr për shkak të defekteve që ka njësia që kontrollon fuqinë e makinave hibride.

Çështja ndikon në automjetet e prodhuara në Japoni nga Qershori i vitit 2015 deri në Maj të vitit 2018 dhe përfshin versionet Prius si edhe C-HR SUV.

Zëdhënësi i Toyota, Jean-Yves Jault, tha se çështja kishte çuar në një incident të qarkut të shkurtër në Japoni që prodhonte tym nga automjeti.

Toyota tha se kishte qenë në dijeni të rrezikut të zjarrit që nga Shkurti, ndonëse nuk është raportuar asnjë dëmtim. Tërheqja globale do të jetë më e madhja e bërë ndonjëherë nga Toyota, pasi grupi duhej të kontaktojë pronarët e rreth 2.9 milionë makinave./tvklan.al

Exit mobile version