Tottenhami e transferon Cristian Romeron

Cristian Romero

Tottenhami ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin argjentinas, Cristian Romero.

Romero do t’i bashkohet londinezëve nga Atalanta për çmimin e 47 milionë funteve.

Kjo është shuma e dytë më e madhe që Spursi e ka paguar për një futbollist. Tanguy Ndombele në vitin 2019 u ble më së shtrenjti, për 53.8 milionë funte.

23-vjeçari Romero, i cili e fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën më herët gjatë kësaj vere, u votua si mbrojtësi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar.

Bëhet futbollisti i tretë që blihet nga Tottenhami këtë verë.

Bryan Gil iu bashkua nga Sevilla në qershor, ndërsa Pierluigi Gollini u mor si huazim, po ashtu nga Atalanta.

“Jam gati të filloj dhe të jap gjithçka. Jam shumë i lumtur që do ta vesh këtë fanellë dhe që kam ardhur në këtë klub. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët për mesazhet. Më deshët këtu dhe ja ku jam”, ka thënë Romero. /koha