Tottenham Hotspur vazhdon me humbje.
‘Spurs’ u mposhtën 3:1 nga Brentfordi.
Duke shuar kështu edhe më shumë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Harry Kane e nisi serinë e golave për vendasit.
Ai shënoi mjaft herët në minutën e 8’ të ndeshjes.
Por mysafirët në pjesën e dytë ndryshuan gjithçka.
Mbeumo në minutën e 50’ barazoi rezultatin.
I njëjti që dhuroi epërsinë Brentfordit në minutën e 62’ të ndeshjes.
Kurse goditjen e fundit Tottenham ia dha Wissa, në minutën e 88’.
Kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në përfundim të sezonit Tottenham pozicionohen në vendin e shtatë me 57 pikë.
Kurse Brentfordi pozicionohen në vendi e nëntë me 56 pikë.