Tortë prej grizi

Perberesit:
300 gr griz
300 gr sheqer
6 dl qumesht soje
150 gr arra te bluara
1 lugë e vogel sodë
Per kremin:
200 gr sheqer
150 gr margarinë
100 gr çokollatë

Pergaditja:
Grizin dhe sheqerin i perzieni me qumeshtin dhe lereni perzierjen te qendoje gjithe naten. Diten tjeter shtoni arrat dhe soden, shtoni gjysme gote uje te nxehte, perziejeni dhe hidheni ne nje tepsi te cilen me pare e keni lyer me vaj dhe i keni hedhur pak miell. Piqeni, priteni ne gjysme horizontalisht dhe lyejeni me krem.

Pergaditni shurup prej 200 gr sheqer dhe 1 gote uje, dhe ne te shtoni margarinen dhe çokollaten e zbutur. Hiqeni nga zjarri dhe perziejeni edhe pak derisa te ftohet, me pas lyejeni padispanjen./Mesazhi/