Përbërësit
500 gr Krem djathi(Philadelphia,abc etj)
250 gr biskota të bluara
400 gr nutella
100 gr margarin
Hapat
Mbi avull shkrijme nje luge nutella dhe margarine, te cilen pastaj e perziejme me biskotat e bluara.
Masen e leme ne frigorifer.
Pastaj perzijme nutellen me krem djathin me mixer derisa te homogjenizohen mire.
Edhe kete mase e leme ne frigorifer per 10 minuta.
Pastaj ne kallepin per torte me madhesi 22 e rrafshome mire shtresen me biskotat e bluara.
Persiper qesim shtresen me kremin me nutella dhe krem djathin dhe rrafshojme mire.
Persiper shtojme arra te bluara sipas deshires dhe leme te ftohet mire ne frigorifer./Mesazhi/