Përbërësit
- 500 gr mish të bluar
- 1 qepë
- 2 speca
- 1 karotë
- 2 lugë salcë domatesh
- 250 gr kërpudha
- 1 lugë çaji rigon
- Kripë
- Biber i zi
- Vaj vegjetal
- 250 gr oriz
- 20 gr gjalp
- 500 ml salcë beshamel
- 100 gr djathë kaçkavall
Hapat
Së pari ziejmë orizin në temperaturë mesatare me ujë dhe gjalp (1 gotë oriz, 1 gotë e gjysmjë ujë).
Karrotën, qepën, specat i ndajmë në pjesë të vogla, i skuqim me vaj vegjetal.
Shtojmë kërpudhat e prera për së gjati, shtojmë mishin dhe vazhdojmë t’i skuqim së bashku.
Në fund shtojmë salcën e domateve, kripën, biberin, dhe rigonin.
Orizin e zier e vendosim në tepsi, orizin e shtypim pak me një lugë, përmbi shtojmë masën e përgatitur nga mishi.
Në fund shtojmë salcën beshamel dhe e mbulojmë me djathin kaçkavall të renduar.
E pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 10 minuta të mbuluar me folie alumini, kursë më pas ia largojmë folien dhe e pjekim derisa të marrë ngjyrë të bukur përmbi.
Ju bëftë mirë!