Receta e ëmbëlsirës kërkon kohë për përgatitjen, por është mjaft e shijshme dhe delikate
Një ëmbëlsirë ideale për t’u përgatitur për një festë ose për ndonjë rast tjetër special. Mos e lini pa provuar!
Përbërësit e nevojshëm për kore:
– 6 të bardhë të vezëve,
– 6 lugë sheqer,
– 100 gramë kokos,
– 100 gramë arra të bluara (më mirë është të keni lajthi),
– 3 lugë mielli dhe pluhur për ëmbëlsira.
Përgatitja:
Tundni të bardhët e vezëve, shtoni sheqerin, kokosin, arrat, miellin dhe pluhurin e ëmbëlsirave dhe që të gjitha bashkë t’i përzieni dhe piqni në 180 gradë rreth 15 minuta.
Për fill nevojiten:
– 200 gramë ajkë të ëmbël,
– 100 gramë arra të bluara trashë,
– 100 gramë pemë të thata sipas dëshirës (të grira imët),
– 100 gramë sheqer.
Fërgoni pak arra në tigan, shtoni sheqerin dhe lini që të karamelizohen, pastaj shtoni edhe pemët e thata. Karamelen shtojani ajkës së ëmbël dhe sapo të vlojë përzierja hiqeni nga shporeti. Lëreni që përzierja të ftohet.
Për fillin e dytë nevojiten:
– 6 të verdhë të vezëve,
– 2 shtanglla çokollate të zezë,
– 200 gramë gjalpë,
– 6 lugë sheqer,
– 200 gramë ajkë të ëmbël.
Zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin dhe kremit të përftuar shtoni çokollatën derisa të shkrihet. Hiqeni nga shporeti dhe lëreni të ftohet.
Kur të ftohet shtoni gjalpin. Tundeni ajkën e ëmbël dhe bashkojani fillit të ftohur.
Vini koren e parë, pastaj fillin e parë, të dytin dhe në fund zbukurojeni tortën me çokollatën e grirë në rende ose me pak pluhur kakao.
Ju bëftë mirë,