Kjo është një recetë unike, ku në vend të petave përdoren fetat e mollës të prera sa më hollë. E shijshme, e butë dhe plotë aromë, kjo recetë që AgroWeb sjell sot për ju është thjesht fantastike.
Provoni t’a përgatisni duke ndjekur hapat si më poshtë.
Përbërësit
- 1 kg mollë
- 5 vezë
- 110 gr miell 00
- një majë luge kripë
- 90 g sheqer
- 30 g gjalpë i shkrirë
- 150 ml qumësht
- 2 limonë (lëngu dhe lëvoret)
- 16 gr pluhur pjekje për ëmbëlsira
- Bajame të prera hollë
- Sheqer pluhur
Përgatija
Qëroni mollët dhe pritini në feta shumë të holla. Disa feta pritini pak më të trasha dhe lërini për të zbukuruar ëmbëlsirën. Spërkatini fetat me lëng limoni dhe lërini mënjanë.
Rrihni vezët me sheqerin. Shtoni lëkurën dhe lëngun e limonit, kripën, gjalpin e shkrirë, qumështin, miellin dhe pluhurin për pjekje. Përziejini mirë. Bashkojeni masën me fetat e mollës dhe hidheni në tavë. Sipër vendosni fetat më të trasha dhe sipër spërkatni me bajamet e prera.
Piqeni në 180° për 30-40 minuta. Servireni kekun të spërkatur me sheqer pluhur.