Futbollisti spanjoll, sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres, ka vazhduar kontratën me klubin e tij edhe për një vit.
Në një deklaratë nga klubi madrilen thuhet se spanjolli 33 vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re, e cila e lidhë atë me klubin e La Ligës deri më 30 qershor 2018.