Torino ka hedhur poshtë ofertën e fundit të Milanit prej 70 milionë eurosh plus M’Baye Niang dhe Gabriel Paletta për Andrea Belottin.
Rossonerët nuk e maskuan asnjëherë interesin e tyre për sulmuesin e njohur si ‘Il Gallo’, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro në kontratën e tij, e cila vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani i shtoi përpjekjet e tyre për të kapur sulmuesin dhe arriti nivelin më të lartë prej 70 milionë euro plus kartonin e Niangut dhe atë të mbrojtësit Paletta.
Megjithatë, Presidenti i Toronios, Urbano Cairo e hodhi poshtë dhe është i vendosur të mbajë Belottin për këtë sezon.
Për sulmuesin e talentuar italian interesim më parë kishte shprehur edhe gjigantët anglezë, Manchester United dhe Chelsea.