Torino, favorit për Hajdarin

Albian Hajdari a signé un long bail avec le FC Lugano.

Mbrojtësi Albian Hajdari do të largohet këtë verë nga futbolli zviceran për ta vazhduar karrierën në Serie A të Italisë.

Hajdari pritet të transferohet te Torino, ekip që tashmë është në negociata me Luganon për shërbimet e tij dhe marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet brenda këtij muaji.

Mësohet se te Torino po e shohin 21-vjeçarin si zëvendësim ideal për italianin Alessandro Buongiorno, i cili është transferuar te Napoli.

Hajdari po pëlqehet shumë te Torino që është gati të shpenzoj deri në 3 milionë euro për kartonin e tij. Ai ka kontratë me Luganon deri në vitin 2027, ndërsa si lojtar është zhvilluar te Baseli dhe Juventusi.

Në sezonin e fundit, Hajdari ishte i pazëvendësueshëm tek Lugano dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm, ku në 45 paraqitje kontribuoi edhe me 3 gola e 1 asistim.

Së fundmi, ai ishte përfshirë edhe në listën preliminare të selektorit të Zvicrës, Murat Yakin për “Euro 2024”, ndërsa është monitoruar edhe nga ekipi tjetër i Serie A, Bologna.