PËRBËRËSIT: 1 gotë arra ose bajame të pjekura, gjysmë gote miell, pak kripë, 225 g gjalpë i zbutur në temperaturë ambjenti (1 gotë), 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, 1 lugë çaji ekstrakt bajamesh (opsionale), 1/2 gotë sheqer pluhur + plus ekstra për të pudrosur biskotat në fund.
PËRGATITJA: Copëtojmë arrat me thikë ose procesor. Bashkojmë miellin arrat dhe kripën. Bashkojmë gjalpin e zbutur me sheqerin pluhur dhe ekstraktin e vaniljes dhe bajames. I rrahim sa të krijohet një masë kremoze homogjene. Bashkojmë të gjithë përbërësit dhe formojmë brumin. Do të përftohet një brumë i butë. Formojmë toptha me duar dhe i vendosim në një tavë ku më parë shtrojmë letër për pjekje. I pjekim biskotat në temperatutë 200⁰C për afërsisht 11-12 minuta. Aq sa të marrin një ngjyrë shumë te lehtë të artë. I lëmë për 4-5 minuta të ftohen dhe më pas i pudrosim me sheqer pluhur.
Shënim: Kur topthat i vendosim në tavë kujdesemi të mos të jenë ngjitur me njëra tjetrën por të kenë pakëz hapësirë. Gjatë pjekjes do të rritet pak volumi dhe kështu shmangim që të ngjiten me njëra-tjetrën.