Toptha me arrë kokosi

Përbërësit:
300 gr gjizë
60 gr djath Parmigiano
120 gr arrë kokosi e grirë
80 gr bajame të grira
Kripë, piper
Arrë moskat
Bukë e thekur e grirë
Disa degë kopër

Përgatitja:

Marrim një tas në të cilin përziejmë parmigianon, bajamet, kripën, piperin, arrën moskat dhe bukën e thekur të grirë, derisa të krijohet një masë brumi.

Formojmë topa të vegjël, më pas disa prej tyre i lyejmë me arrë kokosi të grirë dhe disa të tjerë me gjethe kopër të grira imët.

Ruhen në frigorifer deri në momentin që do t’i shërbejmë.

Këto toptha janë perfekt për shtrime tryezash në kopsht, apo darka ndërmjet miqsh.