Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj e ka vizituar sot në paraburgim ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua ditë më parë në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.
Përmes një postimi në Facebook, Dedaj ka bërë të ditur se Morina është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ndihej krejtësisht i pafajshëm, shkruan lajmi.net.
Dedaj po ashtu ka thënë se pritet që së shpejti, Morina do të rikthehet në familjen e tij në Kosovë.
Ky është postimi i plotë i Dedajt në Facebook:
Nga vizita ne burgun Shutka, te Tomor Morines!
Falenderojme institucionet e Republikes se Maqedonise se Veriut, drejtorine e burgut Shutka ne Shkup, per trajtimin korrekt e miqesore,per lejimin e vizites sone, ish ushtarit te UÇK-se, Tomor Morina, i ndaluar kohe me parè, nga autoritetet e Maqedonise se Veriut, ne baze te nje fletearresti nderkombetare te INTERPOLIT !Tomori ishte shume mire, i qete, ndjehej plotesisht i pafajshem, dinjitoz si dhe optimist,ne pritje te lirimit, nga se drejtesia eshte ne anen e tij dhe presim qe shume shpejte, do te kthehet ne familjen e tij dhe ne Kosove!