Mbrojtësi Takehiro Tomiyasu është pajtuar me kushtet për të rinovuar kontratën me Arsenalin në një periudhë afatgjate.
Para disa muajve, u raportua se mbrojtësi pëlqehej shumë nga Bayern Munich dhe ekziston një mundësi që të realizohej një transferim i tillë pasi japonezi s’është titullar i vazhdueshëm te Mikel Arteta.
Sidoqoftë, një gjë e tillë duket se është vetëm spekulim, me Arsenalin që e ka bindur lojtarin për të nënshkruar kontratë edhe për disa vite.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjithçka është mbyllur mes dy palëve dhe një njoftim zyrtar pritet të bëhet së shpejti.