Ballina Lajmet Kosovë Tomë Gashi: Jam thirrur si avokat i Frashërit, kjo është situata momentale

Tomë Gashi: Jam thirrur si avokat i Frashërit, kjo është situata momentale

Frashër Krasniqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë gjendet në stacion të Policisë ku pritet të merret në pyetje rreth rrahjes me deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka thënë për “Indeksonline” se faktet nuk mund të ndryshohen meqë gjithçka ka qenë drejtpërdrejtë.

Sipas Gashit, meqë është parë gjithçka, Krasniqi mund të shpëtojë pa ndonjë masë të rëndë.

“Momentalisht më kanë thirrur si avokat i frashërit dhe për pak kohë do të merret në pyetje për ngjarjet që kanë ndodhur në Klan Kosova.

Masa e arrestit shtëpiak që i ishte shqiptuar në rastin e quajtur si terrorizëm është zëvendësuar me masën e lajmërimit në stacion të policisë.

Frashëri e ka respektuar këtë. Ajo që mund të themi është se mund të shpëtojë pa ndonjë masë më të rëndë sepse gjithçka ka qenë publike dhe ka qenë e incizuar.

Faktet nuk mund të ndryshohet”, ka thënë Gashi./Mesazhi/

Exit mobile version