“Tmerr i paimagjinueshëm” në Gaza ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

Raporton: Hani Mahmoud nga Gaza City, Palestinë


Ushtria izraelite ka kryer sërish sulme vdekjeprurëse, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve, përfshirë edhe fëmijë.

Pamje tronditëse janë publikuar, ku trupat e një vëllai dhe motrës së tij shihen të përqafuar nga familjarët e mbijetuar në dyshemenë e morgut të Spitalit Al-Aqsa.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë vazhduar të bombardojnë tendat në zonën qendrore të Gazës, përfshirë qytetin Deir el-Balah dhe kampet e refugjatëve, si dhe në Gaza City. Lagjja lindore e qytetit, Tuffah, është nën sulme të vazhdueshme prej tri javësh, së bashku me lagjet Shujayea dhe Zeitoun.

Një tjetër zhvillim tragjik është bombardimi dhe shkatërrimi i një shtëpie banimi. Fillimisht u raportuan katër të vrarë, por brenda gjysmë ore u nxorën katër trupa të tjerë nga rrënojat.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile Palestinase njofton se nën grumbujt e mëdhenj të rrënojave ka ende persona të bllokuar dhe të zhdukur. Fatkeqësisht, për shkak të errësirës dhe pranisë së dronëve izraelitë mbi pjesën lindore të Rripit të Gazës, operacionet e kërkim-shpëtimit u detyruan të ndalohen. /mesazhi

Ky është, për fat të keq, realiteti i çdo nate në Gaza – ndalimi i përpjekjeve të shpëtimit për shkak të rrezikut të madh.

Viktimat nuk janë vetëm numra. Janë baballarë, nëna, foshnje – njerëz të pafajshëm që humbasin jetën në çaste tmerri të paimagjinueshëm ndërsa sulmet vazhdojnë.