Ballina Lajmet Shqipëri Tjetërsuan pronat në Spille, Prokuroria dorëzon dosjen për gjykim

Tjetërsuan pronat në Spille, Prokuroria dorëzon dosjen për gjykim

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, përfundoi dhe dërgoi kërkesën për gjykim në ngarkim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë vendorë të dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Prokuroria kërkoi dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të të dyshuarve për tjetërsimin e pronës publike në në zonën bregdetare të Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

1-Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

2-Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

3-Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

4-Aida Gjoci, protokolliste pranë Hipotekës Kavajë, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

5-Asim Arkaxhiu, ish-Regjistrues i Z.V.R.P.P.Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25  dhe 186/3  të Kodit Penal.

6-Aldo Kila, jurist, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

7-Ilir Kaja, ish-agronom në Njësinë Administrative Kryevidh i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

8-Agron Xhelezi, ish-Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Spille, i akuzuar për veprën penale  “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 186/3 të Kodit Penal.

9-Nezir Lecini, ish-Shef i Zyrës Kadastrës në Kavajë i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”  dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248  dhe 186/3 të Kodit Penal.

Prokuroria e Kavajës i bashkëngjiti kërkesës për gjykim, aktet dhe provat në mbështetje të nenit 331/4 të Kodit të Procedurës Penale./tch

Exit mobile version