Një tjetër vjedhje ka ndodhur në Institucionet Publike të Kosovës.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është vjedhur një kasafortë me një peshë të konsiderueshme, mirëpo që nuk dihet se çfarë ka pasur brenda saj, shkruan lajmi.net.Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njesitet kompetente policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime per rastin”, ka thënë ai për lajmi.net.