Skuadra e Manchester Cityt ka shpenzuar miliona euro për afatin kalimtar të verës. Por ekipi i Pep Guardiolës në anën tjetër ka larguar edhe shumë futbollist, transmeton IndeksOnline.
Një prej largimeve të reja pritet të jetë Fernando, i cili është afër marrëveshjes me klubin nga Turqia, Galatasaray, kjo e fundit do të paguaj plotë 8 milionë euro.
29-vjeçari është afër të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me ekipin turk, ndërsa drejtori sportiv, Cenk Ergun gjendet në Angli për ta finalizuar transferimin.
Fernando u largua nga Porto në vitin 2014, për t’iu bashkuar klubit nga “Etihad”. Ai bëri afro 70 paraqitje duke shënuar vetëm katër gola.