Skuadra e Manchester Unitedit është mposhtur edhe këtë javë nga Watfordi me rezultat 3-1.
“Dajt e kuq” nuk janë duke e gjetur momentin e këndelljes pas dy humbjeve radhazi vjen edhe e treta ndaj ekipit të Walter Mazzaritt.
Qysh në fillim të ndeshjes u pa se kjo sfidë nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e portugezit, Jose Morinho pasi në minutën e 34-të Capoue kaloi në avantazh vendasit.
Në pjesën e dytë, Unitedi gjeti golin e barazimit me anë të Rashford, por vetëm pas inkuadrimit në lojë në minutën e 82-të, ish-mesfushori i Napolit, Camilo Zuniga shënoi golin e dytë për Watfordin.
Në fund, nga pika e bardhë e penalltisë për rezultatin 3 me 1, shënoi kapiteni i skuadrës Denney.
Manchesteri mbetët me nëntë pikë në pozitën e gjashtë ndërsa Watfordi ngritët për katër pozita më lartë në të tetën.