Tjetër arritje për Kosovën, Shpat Zeka fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos

Sukseset e xhudistëve nga Kosova në botë nuk kanë të ndalur.

Pasi Erza Muminovic fitoi medaljen e bronztë, edhe Shpat Zeka (-100 kg) ka fituar një medalje të bronztë.

Për këtë është shprehur i lumtur edhe trajneri Driton Kuka, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar:

“Medalja e bronztë e Shpatit me vlerë të artë!

Plot pesë fitore me Ippon në Leibnitz. Luftën për finale kundër japonezit e humbi në pesë sekondat e fundit, dominoi kundër garuesve nga Sllovakia, dy nga Gjermania, Franca dhe Austria.

Kupa më e fortë Botërore për junior tregoi potencialin e Shpatit.

Fundjavë me katër medalje dy nga Austria për U21 junior dhe dy nga Ballkaniku në Bosnjë për kadet. Kosova power po tregon vlerat nëpër Evropë!”.