Tite nuk do jetë më trajneri i kombëtares së Brazilit, pas eliminimit nga Kroacia.
Tite e konfirmoi largimin në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Siç thashë, cikli im ka mbaruar. E kam thënë më shumë se një vit e gjysmë më parë. Unë jam një njeri i fjalës sime”, u shpreh trajneri.
Më parë ai kishte thënë: “Po shkoj deri në fund të Kupës së Botës. Nuk kam pse të gënjej këtu. Nuk dua të fitoj gjithsesi. Kam fituar gjithçka në karrierën time, e vetmja gjë që më mungon është Kupën e Botës”.
Brazili u mposht nga Kroacia në penallti, 4:2, duke u eliminuar në çerekfinale të Botërorit.
Tite mori drejtimin e Brazilit në vitin 2016.