Mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë janë tërhequr nga vendi i punëspër shkak të kushteve të vështira dhe mbingarkesës me të sëmurë.
Ata i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital.
“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT.