Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së

Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ka falënderuar sot të gjithë ata që kanë bërë të mundur zhbllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe homologun e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, Rama e ka nisur fjalimin me një falënderim për Presidenten e Komisionit Evropian.

Rama nuk ka harrur të falënderoj ish-kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Ndërkohë, kryeministri ia ka dedikuar meritën e zhbllokimit të procesit të integrimit presidencës franceze dhe veçanërisht presidentit Emmanuel Macron.

Rama deklaroi nga Brukseli se Shqipëria nuk është dorëzuar kurrë, pavarësisht pengesave për rrugën e saj evropiane.

“Ky është fundi i fillimit, situata është kjo që është ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të hapur perëndimor”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Ai falënderoj gjithashtu popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat e tij drejt BE-së.

Ndërkohë kujtojmë se në orën 11:00 nis Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Shqipëria ndërmerr sot hapin e madh 16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje.

Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE gjatë tre dekadave të fundit ka ecur në një rrugë të vështirë. Tirana u detyrua të presë tre vjet për të marrë vendimin pozitiv të Brukeslit për mbajtjen e konferencës ndërqeveritar që hap rrugën e diskutimeve mbi kornizën negociuese dhe shënon zyrtarisht çeljen e negocitave për anëtarësimin e Shqipërisë.

Në Shqipëri procesi i integrimit evropian konsiderohet thelbësor për zhvillimet demokratike. Rrugëtimi ka qenë dhe mbetet i vështirë në këto 30 vite pas rrëzimit të regjimit komunist, më kthesa dhe zhvillime të papritura.