Ballina Kuzhinë Tiramisù me qershi dhe qumësht të kondensuar

Tiramisù me qershi dhe qumësht të kondensuar

Duke qenë se temperaturat janë rritur ndjeshëm, sot kemi vendosur t’ju zbukurojmë dhe freskojmë darkën me një tiramisù ndryshe, me qershi dhe qumësht të kondensuar.

PËRBËRËSIT: 200 g biskota Savoiardi, 500 g mascarpone, 200 ml panna për ëmbëlsira, 300 g qumësht i kondensuar, qumësht normal për të lyer biskotat dhe 250 g qershi.

PËRGATITJA: Fillimisht rrahim mascarpone-n me rrahës. Më pas shtojmë panna-n dhe qumështin e kondensuar dhe i rrahim derisa kremi të bëhet i plotë. Lyejmë biskotat me qumësht nga të dyja anët dhe i rendisim në tavë. Hedhim gjysmën e kremit dhe grijmë sipër qershi. Vendosim shtresën tjetër biskotave dhe shtojmë kremin e mbetur. E dekorojmë sipër me qershi të grira ose të plota. E mbulojmë me qese kuzhine dhe e vendosim në frigorifer për 2-3 orë. Në fund mund t’i shtoni qumësht të kondensuar nëse keni dëshirë.

Exit mobile version