Recetën që ju prezanton sot e vërteton se një ndryshim i vogël i jep një pamje dhe shije krejtësisht tjetër Tiramisusë.
Është pikërisht çokokremi përbërësi që do ta kthejë këtë ëmbëlsirë delikate, në një pjatë që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.
Përbërësit
- 2 të verdha vezësh
- 130g sheqer
- 300g çokokrem
- 310g biskota Savoiardi
- 500g krem djathi apo mascarpone
- 40ml ujë
- 250ml kafe
Përgatitja
Si fillim nisni me ngrohjen e ujit me 60g sheqer, derisa të krijoni një shurup.
Ndërkohë që shurupi ftohet pak, ju filloni të rrihni në një tas të madh të verdhat e vezëve dhe sheqerin e mbetur.
Ju këshillon që me kujdes dhe shumë ngadalë të shtoni shurupin tek të verdhat e vezëve.
Gjithmonë duke i rrahur vezët në mënyrë që ato të mos priten.
Pas shurupit e ka radhën kremi i djathit, i cili edhe ai duhet të shtohet pak e nga pak tek përzierja.
Kur të keni formuar kremin mund të nisni me përgatitjen e Tiramisusë.
Merrni një tavë dhe shtroni pak krem në fund të saj, më pas krijoni një shtresë me biskota të njomura në kafe.
Tani e ka radhën çokokremi, mundohuni ta përhapni në të gjithë sipërfaqen e biskotave
Nëse dëshironi mund të përdorni edhe çokollatë të shkrirë, por me çokokremin do ta keni akoma edhe më të lehtë.
Pasi të keni mbaruar me përgatitjen e Tiramisusë duhet që ta vendosni për disa orë në frigorifer në mënyrë që kremi të mpikset.
Më pas mund të mrekulloheni me shijen e saj delikate dhe do të shihni që do të kthehet në të preferuarën e të dashurve tuaj.