Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tillerson e quan “idiot”, Trump e sfidon me test inteligjence

Tillerson e quan “idiot”, Trump e sfidon me test inteligjence

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sfiduar Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson me test të inteligjencës për të parë se cili është më superior. Arsyeja për këtë është pretendimi i deklaratës së fundit të Tillersonit në të cilën Trumpin e ka quajtur “moron”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jam i bindur se ky informacion është gënjeshtër se më ka quajtur ashtu, por nësë është e vërtetë, konsideroj se duhet t’i nënshtrohemi testit IQ dhe që tani mund t’ju them se kush do të fitojë”, ka thënë Trump në një intervistë për revistën “Forbes”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Shtëpia e Bardhë prej ku dhanë shpjegime se Trump vetëm ka bërë shaka, por kjo gjithsesi tregon për tensione në marrëdhëniet midis Trumpit dhe kreut të Departamentit të Shtetit.

NBC më herët njoftoi se Tillerson synonte të jepte dorëheqje nga posti i Sekretarit të Shtetit, por zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, i kishte kërkuar të mos e bëjë një akt të tillë deri në fund të këtij viti.

Duke iu referuar tre burimeve të paidentifikuara, NBC njoftoi se Tillerson e ka quajtur “moron” Trumpin gjatë një takimi të mbajtur në Pentagon më 20 korrik.

Zëdhënësi i Tillerson më pas i hodhi poshtë këto akuza, por nuk e mohoi mendimin negativ të Tillersonit për Trumpin, por tha se Tillerson nuk e ka përdorur këtë term.

Trump për “Forbes” gjithashtu ka komentuar edhe faktin se deklaratat e tij shpesh vijnë në konflikt me deklaratat e Tillersonit në lidhje me çështjet e politikës së jashtme, por ka thënë se nuk e dëmtojnë punën e Sekretarit të Shtetit, por se e forcojnë fuqinë e pushtetit të Washingtonit.

Exit mobile version