Fëmijët nën moshën 13 vjeç nuk lejohen të përdorin platformën e cila është shumë popullore tek adoleshentët.
TikTok fshiu të paktën 7.3 milionë llogari të cilat dyshohet se i përkisnin përdoruesve nën moshën e lejuar.
Platforma e videove me metrazh të shkurtër tha se llogaritë përbënin vetëm 1% të përdoruesve në mbarë botën.
Fëmijët nën moshën 13 vjeç nuk lejohen të përdorin platformën e cila është shumë popullore tek adoleshentët.
Platforma tha se kishte fshirë 61 milionë video për shkeljen e rregullave ku 82% e tyre ishin fshirë përpara se janë parë. Afro 1.9 milionë reklama janë refuzuara dhe 11,1 milionë llogari u mbyllën për shkelje të rregullave dhe kushteve të përdorimit.
TikTok citoi edhe masat që kishte marrë për të mbrojtur adoleshentët në platformë siç është kufizimi i funksionaliteteve si streaming apo komunikimi privat për ata që janë nën 16 vjeç. /PCWorld