Edhe pse numri i videove në platformës duket i lartë, është vetëm një pikë uji në det krahasuar me sasinë e përmbajtjeve që publikohen në TikTok.
TikTok ka hequr më shumë se 113 milionë video për periudhën Prill-Qershor të këtij viti sipas raportit të transparencës së kompanisë.
Edhe pse numri i videove në platformës duket i lartë, është vetëm një pikë uji në det krahasuar me sasinë e përmbajtjeve që publikohen në TikTok.
Ato përfaqësojnë vetëm 1% të të gjitha videove të ngarkuara gjatë tre muajve. Arsyeja kryesore e heqjes është shkelja e politikave rreth sigurisë së të miturve, video të cilat përbënin 44% të të gjitha videove të hequra.
Aktivitete të paligjshme, lakuriqësi, aktivitet seksual ishin disa prej videove të janë hequr gjithashtu.
Numri i videove që po hiqen nga TikTok është në rritje të vazhdueshme. Një tre mujor më parë ishte vetëm 48 milionë.
TikTok tha se 96% videove të fshira janë hequr përpara se një përdorues ti raportonte. /PCWorld Albanian