Më 15 Korrik 2018 (e Diel) në ora 13:30 në Prishtinë do të realizohet “Marshi Solidarizim me Demokracinë” të organizuar nga organizatat Unioni i të Diplomuarve në Turqi, IDEA, ARASTA, Qendra Liberale Demokrate dhe të mbështetur nga TIKA.
Një marshim i ngjashëm do të mbahet edhe në Prizren, të premten, poashtu nga ora 13:30.
Ftesa e bërë nga TIKA është për të gjithë qytetarët. Mbledhja e mbështetësve bëhet për Prishtinë në Sheshin Nënë Tereza, ndërsa në Prizren mbledhja bëhet te Shatërvani.